Ozil kujton takimin me idhullin e tij: Më dridheshin duart

Futboll

Ozil kujton takimin me idhullin e tij: Më dridheshin duart

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:37
Mesut Ozil

Mesut Ozil do të takohet me Real Madrid pas gjashtë vitesh. Gjermani u largua nga "Los Blancos" në 2013-ën për t'u transferuar tek Arsenal-i dhe, tani, do të përballet për herë të parë me të kaluarën e tij në ndeshjen e International Champions Cup që do të zhvillohet nesër (ora 01:00). 

30-vjeçari ka ripërshkuar etapat e karrierës së tij me Real-in, e cila është përbërë nga disa pengje, por edhe shumë emocione, si ai që ka provuar kur ka parë për herë të parë idhullin e tij: Zinedine Zidane.

"U largova nga Real Madrid, sepse nuk ndieja më besimin e trajnerit", ka thënë Ozil për "Marca" në lidhje me lamtumirën e tij në 2013-ën, kur vendin e Ancelotti-t e mori Mourinho. Një keqardhje e madhe duke parë se gjermani ka qenë, ndoshta, shoku më i mirë i sulmit që Cristiano Ronaldo ka patur ndonjëherë. 

Gjithsesi, Ozil ka përjetuar edhe momente të paharrueshme me madrilenëët, si takimi i parë me idhullin e tij: "Kam dashur gjithmonë të luaja te Real Madrid, sepse Zidane ka luajtur aty. Kur e kam takuar për herë të parë, ai ishte ndihmësi i Mourinho-s". 

"Më dridheshin duart, isha i emocionuar dhe nervoz. Gjithsesi, ka qenë momenti më i mirë për mua. Doja t'i flisja, por ai ishte shumë i qetë, ndërsa unë jo. Nuk më ka pëlqyer takimi i parë", ka thënë Ozil.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat