Lewandowski kritika klubit: Kështu nuk fitojmë dot as kampionatin - Bota Sot
Lewandowski kritika klubit: Kështu nuk fitojmë dot as kampionatin

Futboll

Lewandowski kritika klubit: Kështu nuk fitojmë dot as kampionatin

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:05
Robert Lewandowski

Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski, nuk është aspak i kënaqur me merkaton e bërë nga skuadra, që nuk ka arritur ende të kompletojë organikën me elementët e duhur. Para miqësores që bavarezët do të luajnë me Milanin, sulmuesi polak i ka dërguar një mesazh të fortë klubit.

“Është shumë e rëndësishme që klubi të sjellë përforcime dhe ne jemi duke i pritur. Bayern ka nevojë për lojtarë të mëdhenj për të fituar Champions League. Të gjithë e dinë që nuk është një gjë e mirë kur një ekip ka pak lojtarë në dispozicion. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë shpejt”, tha Lewandowski.

Fjalë që janë një “këmbanë alarmi” për drejtuesit e Bayern, që në këtë mënyrë, rrezikojnë edhe titullin kampion në Gjermani. “Duhet të kemi kompetitivë kudo që do të luajmë edhe në kampionat. Rivalët po përforcohen, ndaj duhet të lëvizim shpejt dhe me emrat e duhur”, tha Lewandowski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...