United rrëmben dy lojtarë, plaçkit tek Interi dhe Juventusi! - Bota Sot
United rrëmben dy lojtarë, plaçkit tek Interi dhe Juventusi!

Futboll

United rrëmben dy lojtarë, plaçkit tek Interi dhe Juventusi!

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:06
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United pritej të ndryshonte shumë nga ekipi i sezonit të kaluar, por deri tani nuk është bërë thuajse asnjë lëvizje e bujshme. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk është aspak i kënaqur, ndërsa tani mendon të afrojë dy yje në skuadër. 

Ivan Perisic i Interit dhe Paulo Dybala i Juventusit janë dy të preferuarit e tij. I pari nuk pëlqehet nga Antonio Conte dhe trajneri i ri i zikaltërve e ka bërë të ditur se nuk e sheh të përshtatshëm për skemat e tij. Kroati dëshiron largimin nga Italia dhe Premier League mund të jetë kampionati i duhur për të. 

Dybala mund të largohet nga Juventusi, pasi ka kaluar një sezon të vështirë. Argjentinasi ka humbur rolin e titullarit absolut dhe te kampionët e Italisë është sfumuar rëndësia e tij. Ai nuk është më i paprekshëm dhe "Djajtë e kuq" duan të shfrytëzojnë momentin e vështirë.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...