Courtois i pret penalltinë Xhakës, Real mposht Arsenal

Futboll

Courtois i pret penalltinë Xhakës, Real mposht Arsenal

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 06:28
Foto

Real Madrid ka marrë fitoren e parë pasi mundi Arsenalin në ndeshjet International Champions Cup në futboll. Madrilent e nisën shumë keq pas pësuan dy gola shumë të shpejtë.

Lacazette në minutën e 10-të nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, një penallti e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Naco. Lojtarët e Arsenal nuk ngopen me kaq dhe Real Madrid pëson golin e dytë me Aubameyang (24’).

Pjesa e dytë do flasë për Real Madrid. ‘Los Blancos’ shënuan me Bale në minutën e 56-të. Tre minuta më vonë Reali shënon golin e barazimit. Me barazimin 2:2 ekipet ju drejtuan gjuajtjeve të penalltisë. Real aty u tregua më i saktë se kundërshtarët të cilët e humbën ndeshjen.

Xhaka, Monreal, Burton ishin lojtarët që gabuan, kurse shënuan Nelson e Saka për Arsenalin dhe Isco, Varane, Junior Vicinius shënuan dhe Bale dështoi për Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat