Zidane: Bale luajti mirë dhe jam i lumtur për të, ama asgjë nuk ka ndryshuar

Futboll

Zidane: Bale luajti mirë dhe jam i lumtur për të, ama asgjë nuk ka ndryshuar

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:37
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane e ka lartësuar paraqitjen e Gareth Bale kundër Arsenalit në një ndeshje miqësore dhe pohoi se është i lumtur për të, por këmbënguli se asgjë nuk ka ndryshuar me të padëshiruarin në Real Madrid.

Bale u fut në lojë nga banka rezervë për ta shpëtuar Madridin, i cili po humbiste 2:0 pas pjesës së parë, duke shënuar një gol për të frymëzuar skuadrën e tij të kthehet në lojë dhe të fitojë në penallti 3:2 në International Champions Cup.

Ylli uellsian nuk u paraqit fare në humbjen e Madridit kundër Bayern Munich javën e kaluar, me Zidane që më pas konfirmoi se klubi është duke kërkuar ta shesë atë këtë verë.

Megjithatë, befasisht, Bale u thirr për ndeshjen e së mërkurës ndaj Arsenalit dhe u aktivizua në pjesën e dytë.

I pyetur për paraqitjen e 30-vjeçarit, Zidane tha: “Ai luajti një ndeshje të mirë dhe jam i lumtur për të. Siç jam për të gjithë”.

“Nuk kam folur me të. Ai ka stërvitur normalisht prandaj edhe luajti. Asgjë nuk ka ndryshuar, ju e dini sesi është situata”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat