Alarm në Real Madrid, lëndim i rëndë për Asension

Futboll

Alarm në Real Madrid, lëndim i rëndë për Asension

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:28
Marco Asensio

Marco Asensio ishte futbollisti më i mirë në fushë e lojës për ato pak minuta sa luajti në miqësoren ndaj Arsenalit, duke shënuar edhe një gol.

Por në minutën e 64’ ylli spanjoll mbeti i shtrirë në tokë pas një ndërhyrje nga mbrojtësit e ‘Topçinjëve’.

Gjestet e tij të dhimbjes, me duart që mbulonin fytyrën e tij, nuk parashikonin ndonjë gjë të mirë. As fytyrat e shokëve të tij, të cilët u përpoqën ta ngushëllonin. Dhe edhe më pak pas zbulimeve të para të lëndimit të tij.

Ende nuk është e vërtetuar, por Asensio thuhet se ka thyer krucialin e gjurit të majtë, një goditje për Realin dhe mbi të gjitha për futbollistin, të cilit nëse i konfirmohet ky lëndim do të jetë jashtë fushave për tetë dhe nëntë muaj.

Lojtarit iu desh të largohej me ambulancë, dhe tashmë zbulimet e para nga mjekët e skuadrës nuk treguan ndonjë gjë pozitive. Për më tepër, ai u transferua drejt e në spital.

“Ne jemi të shqetësuar, është gjuri. Ai ka shkuar drejtpërsëdrejti në spital për testime, por duket e keqe dhe është lajm më i keq i ditës për ne”, tha Zidane pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat