Jorginho: Sarri ishte menaxheri im, jo miku

Futboll

Jorginho: Sarri ishte menaxheri im, jo miku

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:00
Jorginho

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka shprehur dëshirën e tij për ta kthyer faqen nën epokën e Maurizio Sarrit, me Frank Lampard tani në krye të ‘Stamford Bridge’.

Sarri u largua nga klubi pas vetëm një sezoni, pasi mori drejtimin e Juventusit ndërsa legjenda e Chelseat Lampard zëvendësoi italianin.

Jorginho dhe Sarri punuan së bashku te Napoli, ndërsa Sarri këmbënguli në sjelljen e mesfushorit italian për 57 milionë funte verën e kaluar kur ai u angazhua si trajner i Chelseat.

Edhe pse Sarri e shihte Jorginhon si jetik për stilin e tij të lojës dhe dyshja kishte një histori së bashku, Jorginho këmbënguli se është gati të fillojë një fazë të re në ‘Stamford Bridge’.

“Ai ishte menaxheri im, ai nuk ishte shoku im”, tha Jorginho për Sarri. “Ne punuam së bashku për katër vjet, por tani është një kohë tjetër dhe një tjetër faqe, një herë tjetër në jetën time”.

“Kam lënë atë, por kam qëndruar këtu dhe unë punoj për ekipin tonë tani. Në Chelsea, kam një kontratë katërvjeçare, jam shumë i lumtur në Londër dhe shpresoj të jem këtu për një kohë të gjatë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat