Tottenham vjen me ofertë befasuese për Dybalan

Futboll

Tottenham vjen me ofertë befasuese për Dybalan

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:52
Paulo Dybala

Tottenham Hotspur është shfaqur si destinacion i mundshëm për yllin e Juventusit Paulo Dybala, duke rivalizuar Manchester United dhe PSG.

 Dybala po përpiqet të gjejë veten në sistemin e Maurizio Sarrit, por megjithatë është duke konsideruar destinacionet alternative.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain ishin klubet e para që shfaqen interesim për të dhe tani duket që edhe Spurs janë në garë.

Sipas Evening Standard, Daily Mail dhe më shumë medieve të tjera, finalistët e Ligës së Kampionëve janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 90 milionë euro për të blerë argjentinasin.

Ende 25 vjeç, ylli argjentinas kaloi në Torino nga Palermo për 40 milionë euro në vitin 2015. Sezonin e kaluar, ai shënoi 10 gola dhe ndihmoi me pesë asiste në 42 ndeshjen me Juven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat