"Alo, jam Dani Alves dhe dua të rikthehem", - telefonata e çuditshme e brazilianit

Futboll

"Alo, jam Dani Alves dhe dua të rikthehem", - telefonata e çuditshme e brazilianit

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 13:47
Dani Alves

Dani Alves është ende pa një skuadër dhe dëshironte rikthimin te Barcelona. Braziliani nuk rinovoi me PSG duke refuzuar ofertën që kishte në tavolinë. 36-vjeçari donte rikthimin në Katalunja dhe mori hapa konkretë.

Ai telefonoi vetë presidentin Josep Maria Bartomeu dhe i shfaqi dëshirën për t'u rikthyer në Camp Nou. Numri një i klubit ia adresoi telefonatën sekretarit të përgjithshëm dhe përfundimisht, Alves mori përgjigje negative. 

Mosha e madhe bëri që Barcelona të mos bënte hapa drejt mbrojtësit, pavarësisht se ky i fundit u zgjodh si më i miri i Kupës së Amerikës në këtë edicion. Alves mund të ishte zëvendësuesi ideal për Semedon, me këtë të fundit që mund të shitej për 50 milionë euro, por në fund klubi vendosi që të mos e rikthente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat