Alena zemërohet me Barçën: Klubi ia premtoi De Jongut numrin 21 pa më treguar mua

Futboll

Alena zemërohet me Barçën: Klubi ia premtoi De Jongut numrin 21 pa më treguar mua

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Mesfushori Carles Alena ka pohuar se Barcelona ia kishte premtuar Frenkie de Jongut numrin e tij të parapëlqyer në fanellë, 21, pa u konsultuar më të paraprakisht.

Alena e mori numrin 21 në fanellë sezonin e kaluar pas largimit të Andre Gomesit, i cili këtë verë iu bashkua Evertonit përfundimisht.

Këtë vit, fanella me numrin 21 do të vishet nga shpresa e re e Barçës, De Jong, gjë që nuk i ka pëlqyer edhe aq yllit të dalë nga akademia e klubit, La Masia.

“Dhënia e numrit 21 De Jongut ka qenë diçka mes meje dhe atij. Kisha dashur një mesazh nga klubi, sepse ata ia premtuan atij numrin pa më njoftuar mua paraprakisht”, tha Alena.

“Më la shije të hidhur dhe s’u ndjeva mirë. Unë gjithmonë jam sjell mirë me klubin”, shtoi ai.

Alena do ta bartë numrin 19 këtë sezon në Barçë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat