Reali do ta shesë

Futboll

Reali do ta shesë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:18
Ancelotti

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është pyetur sërish sot në lidhje me një transferim të mundshëm të fantazistit kolumbian James Rodriguez nën urdhrat e tij gjatë merkatos së kësaj vere.

“Nuk jemi optimistë, por as pesimistë. Ne kërkojmë ta marrim dhe Reali kërkon ta shesë, kështu që diskutimet vazhdojnë, por të shohim se si do të finalizohen”, tha Ancelotti.

Më pas trajneri napolitan pranoi se në grumbullimin e skuadrës në Dimaro ka ardhur edhe menaxheri i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe, por ngurroi të tregojë detaje nga negociatat, raporton SS.

“Ishin menaxherët e Pepes dhe i përshëndeta, ashtu siç kam bërë me shumë menaxherë të tjerë këto ditë. Na kanë ardhur shumë të tillë gjatë këtyre ditëve në Dimaro. Jemi në merkato dhe natyrisht që po studiojmë shumë mundësi përforcimi, por nuk mund të them më shumë”, tha trajneri i Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat