Ky është favoriti për tu larguar nga Barcelona

Futboll

Ky është favoriti për tu larguar nga Barcelona

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 20:25
Barcelona

Merkatoja nuk ka përfunduar akoma për skuadrën e Barcelonës.

Barcelona është një nga skuadrat më aktive në sferën e merkatos, duke transferuar emra mjaft të mëdhenj.

Katalanasit kanë arritur të transferojnë emra si Frenkie de Jong e Antoine Griezmann, si dhe shihen favoritët për  transferimin e brazilianit Neymar JR.

Por, Barcelona duhet edhe të largojë disa lojtarë, për të përmirësuar balancet në të hyrat dhe të dalurat nga skuadra.

Një nga favoritët për tu larguar nga ‘Camp Nou’ është mesfushori kroat, Ivan Rakiticv.

‘AS’ raporton se kampionët e La Liga janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori, përkundër faktit se ai dëshiron të mbetet me skuadrën.

Rakitic dhe katalanasit kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për kontratën e re, me Frenkie de Jong që shihet si arritja që do t’i zë vendin atij.

Me Barcën që ka nevojë të zvogëlojë pagat, Inter janë skuadra që po interesohen për transferimin e kroatit.

Edhe Valverde ka lënë gjithçka të hapur, duke thënë se koha lëviz për të gjithë ne, duke mos përjashtuar Rakitic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat