Barcelona merr vendim të madh për Coutinho

Futboll

Barcelona merr vendim të madh për Coutinho

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:02
Coutinho

Skuadra kampione e La Liga, ka marrë një vendim të madh lidhur me merkaton e verës.

Barcelona ka kryer disa lëvizje të mëdha këtë afat kalimtarë, duke afruar emra si Antoine Griezmann e Frenkie de Jong.

Por, katalanët do të jenë në nevojë që të largojnë disa emra, ndër favoritët që janë Ivan Rakitic, Philippe Coutinho e Ousmane Dembele.

Sipas burimeve të ‘AS’, Barca nuk do të pranojë asnjë ofertë më të ulët sesa 100 milionë euro për shërbimet e Coutinho.

Emri i brazilianit ka qenë lidhur me një shkëmbim të mundshëm, në ofertën që thuhej se do të sillte Neymarin në ‘Camp Nou’.

Skuadra që thuhet se mund të transferojë Coutinhon është ajo e Liverpool. Mbetet të shihet nëse ‘Reds’ do ta transferojnë lojtarin gjatë kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat