Dortmund ofron 42 milionë euro për Malcom

Futboll

Dortmund ofron 42 milionë euro për Malcom

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:47
Malcom

Skuadra nga Bundesliga, Borussia Dortmund, është skuadra që është interesuar për yllin e Barcelonës, Malcom.

Anësori brazilian mund ta shoh vetën e tij larg La Liga, pas vetëm një sezoni të kaluar në ‘Camp Nou’.

Skuadra e Dortmund është ajo që është interesuar për Malcom, duke ofruar 42 milionë euro.

Klauzola e Malcom qëndron në 180 milionë euro, por Barca do të pranonte largimin e tij në çdo shumë më të lartë se 41 milionë euro, raporton ‘Goal’.

Pa pasur mundësinë që të tregonte vetën në sezonin 2018/19, Malcom ishte nga emrat potencial për tu larguar nga Barca.

Dortmund do të mundohet të shfrytëzojë raportet e mira me Barcën pas transferimit të Paco Alcacer dhe ta rrëmbejë edhe Malcom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat