Lajmi i publikuar ditë më parë në medie ku bëhej me dije që klubi i Skënderbeut është pranë falimentimit dhe në këto kushte presidenti Ardian Takaj po mendon të blejë aksionet e Dinamos, ka nxitur reagimin e tifozëve dinamovitë.
Tifo-grupi “West-Boys” janë kundër skenarit të përgatitur dhe përmes një postimi në kanalin zyrtar ironizojnë dhe i kujtojnë bardhekuqve situatën e disa viteve më parë.
Ata e etiketojnë klubin korçar si “Hamza” teksa shkruajnë:
“Nuk ka shans të na ndërrojnë identitetin! Më mirë në Kategori të Parë se sa zëvendësojmë “Hamzain” në Korçë! Herët a vonë gjithçka lahet në këtë botë”, thuhet reagimin e ultrasve kryeqytetas.