Dihet kush është numri 1 tek Reali

Futboll

Dihet kush është numri 1 tek Reali

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:40
Dihet kush është numri 1 tek Reali

Thibaut Kurtua u bashkua me Real Madridin një sezon më parë, teksa në drejtim të Çelsit shkuan 40 milionë euro.Kurtua

Portieri belg ishte zgjedhja e parë për portën e Realit në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, nën drejtimin e Lopetegit dhe Solarit. Megjithatë pas mbërritjes së Zidan në mars në drejtimin e madrilenëve, në La Liga zgjedhja e parë ishte Kejlor Navas.

Portieri nga Kosta Rika mendohej se do të largohej këtë verë, por mesa duket tani ka vendosur të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Në një intervistë Kurtua është shprehur se dihet kush është numri 1 tek Reali: “Mendoj se është e qartë se kush është numri 1 tek Reali. Unë isha në sezonin e parë në një formë shumë të mirë, por tani ndihem akoma më mirë se sezonin e kaluar. Jam në formë të mirë për sezonin e ardhshëm, dhe shpresoj që mund të vazhdoj në këtë formë edhe për sezonin e ri.”, u shpreh portieri. 

Në ndeshjet miqësorë kundër Bajern Mynihut dhe Arsenalit, 27-vjeçari ka pësuar shumë gola, por duket se ky fakt nuk e shqetëson aspak, sepse janë thjeshtë miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat