Sarri: Ronaldon nuk e aktivizova sepse…

Futboll

Sarri: Ronaldon nuk e aktivizova sepse…

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:52
Sarri: Ronaldon nuk e aktivizova sepse…

Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 3:3 me Yjet e Koresë së Jugut, teksa rrezikuan ta humbin ndeshjen pas disavantazhit 3:1.

Menjëherë pas ndeshjes tekniku Sarri, foli për kanalin zyrtar të klubit, ku u shpreh: “ Në këtë moment, është shumë shpejt për të përmbledhur situatën që jemi, duke parë që shumë lojtarë janë jashtë skuadrës.

Sot iu dhamë mundësi të rinjve, të cilët u shfaqën mirë. Ronaldon nuk e aktivizuam sepse ishte shumë i lodhur, dhe vendosëm që ai të pushojë. Luajtëm në një stadium shumë të bukur, dhe me shumë tifozë. 10 ditët e ardhshme nuk do të luajmë asnjë ndeshje, dhe tani ne do të përqendrohemi vetëm në stërvitje.”, u shpreh tekniku italian.

Juventusi nuk po tregon një formë të mirë në këto miqësore, teksa po shfaqin probleme të shumta në mbrojtje, dhe në krijimin e aksioneve. Në 3 ndeshje bardhezinjtë kanë pësuar 7 gola, që janë shumë për një skuadër që ka objektiv fitimin e Ligës së Kampionëve, megjithëse janë thjesht miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat