Pas largimit te Ceballos, nga Reali mund të largohen edhe 7 lojtarë

Futboll

Pas largimit te Ceballos, nga Reali mund të largohen edhe 7 lojtarë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Departamenti sportiv i klubit ende ka shumë punë për të bërë, me klubin që po shikon të gjenerojë deri në 200 milionë euro nga shitjet

Me Real Madridin që tashmë ka sjell në ekip disa emra të mëdhenj si Jovic, Hazard, Mendy që kanë pushtuar titujt e mediave sportive, shqetësimi i tanishëm i Real Madridit është që të largojë disa lojtarë për t’iu gjetur klube të reja pasi që konsiderohen tepricë për trajnerin Zinedine Zidane. Derisa kanë mbetur më pak se një muaj për sezonin e ri, trajneri francez është i etur të punojë me një bllok të lojtarëve që do ti shërbenin atij për sezonin 2019-20 me financierët e klubit të cilët dëshirojnë që të keni një baraspeshë të financave që kërkohet edhe sipas Fer Playit Financiar të UEFA-s.

Deri me sot klubi ka gjeneruar 115 milionë euro nga shitja e lojtarëve si: Marcos Llorente, Kovacic, De Tomás, Reguilón, Odegaard, Theo Hernández dhe Luca Zidane, por me negociatat për transferimin e Paul Pogbas është esenciale që ata të fitojnë s’paku 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve.

Kush do të largohet

Dje, Real Madridi e dërgoi në huazim Dani Ceballos në Arsenal për sezonin e ardhshëm dhe pritet që të këtë edhe një valë të re të largimeve nga Bernabeu. Keylor Navas konsiderohet tepricë por duket se kostarikani nuk dëshiron që të largohet, e cila gjë bën që klubi të gjej një skuadër për të. Mbrojtësi Vallejo është një tjetër lojtarë i cili duhet ta zgjidh të ardhmen e tij dhe si Ceballos edhe ai duket se do të luan në Premier Ligë sezonin e ardhshëm pasi që po kërkohet nga Wolverhampton Wanderers. Pikëpyetje për të ardhmen e tij ka edhe Lucas Vazquez për të cilin nuk dihet a do ta bartë fanellën e bardh sezonin e ardhshëm, me klubin që po shikon të gjej blerësin e duhur për të.

Derisa e ardhmja e James Rodriguez ende nuk është zgjidhur dhe sot u tha që ai nuk do të largohet, megjithatë për shërbimet e kolumbianit mbeten të interesuar Napoli dhe Atletico Madrid.

Te ardhmen nuk e ka të sigurt as treshja sulmuese, Mariano, Mayoral dhe Gareth Bale të cilët po ashtu nuk janë në planet e menaxherit francez për sezonin e ri nga të cilët Los Blancos do të korrin frytet e tyre.

Zidane e ka bërë të qartë që ai dëshiron 22-23 lojtarë në skuadër derisa ka vetëm edhe një muaj kohë deri të përfundoj afati.

Kjo tregon se ky muaj do të jetë një muaj shumë i zënë në zyrat e administratës së Real Madridit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat