Surpriza Nainngolan, mesfushori belg drejt transferimit falas në Ballkan

Futboll

Surpriza Nainngolan, mesfushori belg drejt transferimit falas në Ballkan

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 12:38
Radja Nainngolan

Mesfushori belg Radja Nainngolan nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, ndaj lamtumira e tij nga Interi është e paevitueshme. Pas zërave se ai mund të luajë në Serinë A me Sampdoria apo me Cagliari, sot ka ardhur lajmi se 31-vjeçari kërkohet në Turqi.

Sipas të përditshmes turke “Sabah”, skuadra e Gallatasaray ka bërë një kërkesë zyrtare tek Interi për të marrë lojtarin në formë huazimi falas. Një kërkesë që ka befasuar edhe klubin zikaltër, që shpreson të shesë lojtarin dhe jo ta japë atë në formë huazimi.

Gjithsesi, Inter ende nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare për këtë kërkesë të skuadrës turke, por gjasat janë që ajo të jetë negative. Marotta synon të shesë lojtarin, në mënyrë që të arkëtojë paratë e nevojshme për të vijuar merkaton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat