Tjetër lojtar drejt Kosovës

Futboll

Tjetër lojtar drejt Kosovës

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 13:17
Tjetër lojtar drejt Kosovës

Ish-lojtari i Flamurtarit Argjent Mustafa, është lojtari më i ri i skuadrës së Drenicës, në Kosovë.

Mesfushori me origjinë nga Vushtrria ishte pjesë e vlonjatëve sezonin që lamë pas, por u largua për problemet financiare që kanë kapluar klubin.

Mustafa kështu ka ndjekur shembullin e shumë lojtarëve të tjerë që kanë lënë kampionatin shqiptar duke shkuar sërish në Kosovë. Jo më larg se dje Progni dhe Bushiç ishin të fundit që ndoqën këtë destinacion.

Ka qenë vet klubi i Drenicës që me anë të një postimi në “Facebook”, ka njoftuar këtë transferim.

Mustafa ka luajtur më parë në klube si Prishtina, Trepça ‘89, Besa e Kavajës, Laçi, Partizani, Kamza dhe Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat