Ramos: Duhet të harrojmë se çfarë ndodhi

Futboll

Ramos: Duhet të harrojmë se çfarë ndodhi

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:02
Ramos: Duhet të harrojmë se çfarë ndodhi

Real Madrid mbrëmë luajti kundër Atletico Madrid, në kuadër të International Champions Cup.

“Los Blancos” u mposhtën me rezultatin poshtërues 7:3, nga skuadra e po e njëjtit qytet Atletico.

Kapiteni i skuadrës së Real Madrid, Sergio Ramos në një prononcim për mediat tha se pjesa e parë e ndeshjes kundër Atleticos ka qenë e tmerrshme, por ai ka kërkuar që skuadra e tij të harrojë sa më parë këtë ndeshje.

“Ishte një lojë ku do vazhdonim punën dhe mund të humbnim në shumë mënyra, por jo siç ndodhi, ishte një pjesë e parë e tmerrshme”, tha ai.

“Duhet të harrojmë se çfarë ndodhi dhe të fillojmë nga e para”, ka deklaruar Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat