Braktisi ndeshjen kundër kampionit të Kosovës, serbi merr dënimin e rëndë nga sllovakët   

Futboll

Braktisi ndeshjen kundër kampionit të Kosovës, serbi merr dënimin e rëndë nga sllovakët   

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:13
Braktisi ndeshjen kundër kampionit të Kosovës, serbi merr dënimin e rëndë nga sllovakët   

Slovan Bratislava ka shkarkuar trajnerin e vet serb Vladimir Radenkoviq dhe përgatitësin fizik Srgjan Zirojeviq, kjo pasi ata braktisën ndeshjen e Ligës së Europës me Feronikelin, për shkaqe politike dhe me kërkesë të qeverisë së Serbisë.

Klubi sllovak i ka ndarë rrugët me serbët, pasi kjo gjë nuk ishte aspak profesionale nga ana e tyre.
Kështu që ata nuk do të jenë prezentë ditën e enjte, në ndeshjen ndaj Feronikelit.

Slovan Bratislava i ka falënderuar të dy serbët dhe iu ka dhënë lamtumirën.

Tashmë Feronikeli ka mundësinë që të shfrytëzojë këtë moment jo të mirë të sllovakëve dhe pse jo të kalojë në fazën tjetër. Serbët marrin dënimin e rëndë nga sllovakët, sepse aty ka rend e rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat