Një farë Trepçe fotografohet në Çaçak të Serbisë! A do të reagojë Kosova?

Futboll

Një farë Trepçe fotografohet në Çaçak të Serbisë! A do të reagojë Kosova?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:39
Një farë Trepçe fotografohet në Çaçak të Serbisë! A do të reagojë Kosova?

Kur do të na dal gjumi i thellë, që të ndërmarrim masa dhe t’ia ndalim hovin një herë e përgjithmonë garave ilegale të Serbisë në futboll në tokën e Republikës së Kosovës.

Është koha që të merren të gjitha masat e nevojshme dhe mos të lejojmë asnjë ndeshje që të luhet në kuadër të edicionit të ri as në Leshak, as në Leposaviq, as në një pjesë të Mitrovicës, as në Zveçan.

Para pak ditëve Trepça fantome e Mitrovicës, që përbëhet nga serbët, zhvilloi ndeshjes në Çaçak me Borcin dhe e cila ishte miqësore. Në Çaçak të Serbisë bën një foto dhe konfirmojnë se janë të gatshëm për garat e Ligës së tretë të Serbisë, grupi i perëndimit, aty garon edhe Mokra Gora e Zubin Potoku, këto skuadra nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Shteti i Kosovës duhet të reagojë me kohë, jo të lejojë që të futen në territorin tonë Buduçnosti nga Valeva, as Shumadija e Arangjellovcit, as Sushica nga Kragujevci, as Mladi Radnik nga Pozharevci as Lloznica etj.

Prandaj, është e neveritshme që të lejojnë një kampionat i një shteti tjetër që të vazhdon ende të zhvillon garat në një shtet tjetër, të Republikës se Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat