Mund t'i ndodhë e papritura Zidanes

Futboll

Mund t'i ndodhë e papritura Zidanes

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:49
Ilustrim

Turpërimi që i shkaktoi Atletico Madrid mund të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e trajnerit Zinedine Zidane.

Jo vetëm kjo humbje, por që nga momenti kur Zidane u rikthye në Madrid gjërat nuk kanë shkuar ashtu si presidenti Florentino Perez dëshironte. Humbja në derbi, pavarësisht se një test miqësor, nuk është pritur mirë nga Perez por as mënyra se si Zidane po menaxhon këtë afat kalimtar vere.

Presidenti i Realit nuk është kursyer aspak, ka shpenzuar mbi 300 milion euro, por Zidane vijon të kërkojë sërish përforcime. Atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është nga më të mirat, dëmtimi i Asensios, mënyra se si Zidane kërkon të largohen Bale dhe James, apo dhe shumë titullarë të tjerë që nuk ndihen të vlerësuar, ka bërë që Perez të mendojë për largimin e Zidane.

Sipas mediave spanjolle: Perez madje ka gjetur dhe zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për Jose Mourinhon, transmeton insporti. “Special One” është në pritje të një projekti serioz ka refuzuar disa oferta por kur bëhet fjalë për Realin nuk mund të thotë jo.

Për Mourinhon ky do të ishte një rikthim i bujshëm në Madrid atu ku me Realin fitoj një titull kampion në La Liga, 1 Kupë Mbreti dhe 1 Superkupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat