Napoli është shumë pranë dështimit

Futboll

Napoli është shumë pranë dështimit

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:35
Nicolas Pepe

Pas vendimit të Realit të Madridit për të hequr nga merkatoja James Rodriguez, Napoli është shumë pranë dështimit në një tjetër objektiv të merkatos, atë që lidhet me transferimin e sulmuesit nga bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe.

Ky i fundit shkëlqeu sezonin e kaluar me Lille, ndërsa klubi francez kërkon 80 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit, shifër që janë treguar të gatshme ta paguajnë 4 klube, mes të cilave edhe Napoli, por që duket se nuk preferohet nga sulmuesi.

Dy ditë më parë menaxheri i Pepe mbërriti në Dimaro, për të folur nga afër me Ancelottin dhe drejtuesit e Napolit, ku u bëri të qartë se sulmuesi kërkon një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon dhe një komision transferimi prej 5 milionë eurosh për përfaqësuesit e tij.

Këto shifra duket se nuk janë miratuar nga De Laurentiis, por ndryshe nga bosi napolitan, është klubi i Arsenalit që ka treguar gatishmëri për të kënaqur si dëshirat e sulmuesit, ashtu edhe ato të klubit francez të Lille.

Sipas mediave franceze, palët janë shumë pranë marrëveshjes, teksa menaxheri i Pepes ka thënë fjalën e tij, duke zgjedhur “topçinjtë”, ndonëse vendimin final do ta marrë vetë sulmuesi, menjëherë pas kthimit nga pushimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat