Befason Guardiola: “Ai është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë, por ka një problem”

Futboll

Befason Guardiola: “Ai është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë, por ka një problem”

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:55
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka bërë këtë të premte deklaratën e bujshme, duke i prezantuar të gjithë botës së futbollit, lojtarin më të talentuar që ai ka parë ndonjëherë gjatë karrierës së tij si futbollist dhe si trajner, Phil Foden.

Një deklaratë kjo e ish-trajnerit të Barcelonës që ka tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit publik, teksa merret në konsideratë fakti që në të kaluarën e tij, Guardiola ka patur nën drejtimin e tij atë që prej një dekade konsiderohet si futbollisti më i mirë në historinë e këtij sporti, Lionel Messi.

“Phil është lojtari më shumë, shumë, shumë i talentuar që kam parë ndonjëherë në karrierën time si futbollist dhe si trajner. Ai ka gjithçka për tu bërë një nga futbollistët më të mirë, jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën”, deklaroi Guardiola.

“Fatkeqësisht ai ka një problem, trajneri i tij nuk e aktivizon gjithmonë si titullar. Në fakt ai meriton të gjitha minutat e mundshme, por shpresojmë që kjo gjë të përmirësohet në të ardhmen. Phil e di shumë mirë ekipin në të cilin luan dhe kualitetet e kolegëve të tij. Ai është mendje hapur dhe bën gjithçka për tu rritur edhe më shumë”, vijoi trajneri i Manchester City, që në të kaluarën ka drejtuar yje si Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, ndërkohë që ka luajtur me yllin brazilian, Ronaldo fenomenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat