Valverde optimist për partneritetin Messi – Griezmann

Futboll

Valverde optimist për partneritetin Messi – Griezmann

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 20:31
Lionel Messi dhe Antoine Griezmann

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka shprehur besimin se Lionel Messi dhe Antoine Griezmann do të përshtaten mjaft mirë me njëri tjetrin.

Griezmann i është bashkuar skuadrës së Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar, për shumën e plot 120 milionë eurove, duke forcuar jashtëzakonisht forcat ofensive të kampionëve të La Liga.

Dyshime të shumta ka pasur mbi faktin nëse Messi e pëlqen francezin, sidomos pas ngjarjeve të vitit të kaluar, kur francezi ‘tradhtonte’ Barcën në ditët e fundit të merkatos.

Gjithsesi, me transferimin e kompletuar, Valverde nuk beson se do të ketë ndonjë problem në partneritetin Messi – Griezmann, përkundrazi, ai beson se dyshja do të shkëlqejë.

“Lojtarët e mirë gjithmonë kuptojnë gjërat lehtë” ka thënë Valverde, i pyetur për partneritetin Leo – Griezz.

“Do ta shohim më vonë se si do të lidhet ai me të tjerët. Ne kemi shumë shpresa në të, dhe besojmë se do të funksionojë.”

“Ai lëvizen shpejtë dhe gjen hapësirat shumë mirë. Ai është lojtar që na duhet” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Edhe Griezmann është shprehur shumë i lumtur që do të luajë me Lionel Messin, duke thënë se ajo gjë e lumturon vetëm duke e menduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat