Conte: Mentaliteti i Inter po përmirësohet

Futboll

Conte: Mentaliteti i Inter po përmirësohet

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:32
Antonio Conte

Trajneri i Inter, Antonio Conte, ka dhënë disa lajme mjaft të mira për tifozët e skuadrës.

Inter ka pasur paraqitje mjaft të mira në fazën parasezonale, dhe trajneri Conte ka mbetur mjaft i kënaqur.

Përshtypja më e madhe e teknikut italian vije nga fakti se skuadra është përmirësuar edhe në mentalitet.

“Anash rezultatit, duhet të vlerësoj paraqitjen, dhe të jem i sinqertë, unë vazhdoj të shoh përmirësime në mentalitetin e djemve” ka thënë Conte.

“Ky është një aspekt shumë, shumë i rëndësishëm për mua. Djemtë po punojnë shumë dhe ka entuziazëm në grup” ka thënë tutje italiani.

Conte do të synojë që në sezonin e ardhshëm të ndal dominimin shumë vjeçarë të Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat