Interesimi i Cityt thuhet se po e shtyn Realin të bëjë ofertë të majme për Mbappen

Futboll

Interesimi i Cityt thuhet se po e shtyn Realin të bëjë ofertë të majme për Mbappen

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 23:26
Kylian Mbappe

Real Madridi thuhet se i është bashkuar Manchester Cityt në garë për transferimin e Kylian Mbappes, për ta ftohur kështu interesimin për Neymarin.

Paris Saint-Germain është duke i ofruar fituesit të Kupës së Botës një pagë mbi 900 mijë euro që të mos largohet, derisa Barcelona ende shpreson në transferimin e sulmuesit brazilian.

Los Blancos po tentojnë që ta bindin kampionin e Ligue 1 që ta shesin 20-vjeçarin në këtë afat kalimtar, mirëpo që mund të presin edhe deri në verën e vitit 2020.

Pasi Zinedine Zidane e transferoi Eden Hazardin nga Chelsea, tani po e kërkon edhe transferimin e bashkëkombësit të tij, por marrëveshja në këtë verë thuajse është e pamundur.

Por, Real Madridi është i shqetësuar nga interesimi i Citizens, që po mendojnë ta bëjnë lojtarin më të paguar në histori të futbollit.

Madje në mediat angleze raportohet se Pep Guardiola është në kontakte të vazhdueshme me Mbappen në këto dy vitet e fundit, për ta bindur që të kalojë në ‘Etihad Stadium’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat