Calhanoglu zbulon taktikat e Giampaolo: Ja ku do të luaj me Milanin e ri

Futboll

Calhanoglu zbulon taktikat e Giampaolo: Ja ku do të luaj me Milanin e ri

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 06:11
Hakan Calhanoglu

Ardhja e trajnerit Marco Giampaolo te skuadra e Milanit ka sjellë edhe një ndryshim të modulit të lojës. Sezonin e ri, kuqezinjtë do të luajnë me skemën 4-3-1-2, të cilën trajneri e ka aplikuar edhe kur drejtonte Sampdoria.

Një nga lojtarët nga i cili pritet shumë sezonin e ri është mesfushori turk Hakan Calhanoglu, që u shpreh: “Taktikisht, situata është krejt ndryshe nga e shkuara. Trajneri ka sjellë ide të reja dhe konkrete për sa i përket mënyrës së lojës”.

“Trajneri Giampaolo aplikon një lojë më agresive dhe kur humbet topin shkojmë menjëherë për ta rikuperuar atë. Ka një ide të bukur të të luajturit futboll. Me skemën 4-3-1-2 ka më shumë zgjidhje, më shumë mënyra për të shkuar te goli, ka më shumë lojtarë afër portës”, tha Calhanoglu.

Po ku do të luajë mesfushori turk me skemën e re?

“Unë do të luaj aty ku dëshiron trajneri. Ndoshta si një mesfusho i avancuar, një ide që më tërheq. Personalisht ndihem si një “numër 10” dhe këtë ide ia kam përcjellë edhe trajnerit. Gjithsesi, interesante më duket edhe ideja që të luaj si organizator, i pozicionuar para mbrojtjes”, tha mesfushori turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat