Lukaku ka një lutje për Man Utd

Futboll

Lukaku ka një lutje për Man Utd

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:33
Romelu Lukaku

Ylli i Manchester United, Romelu Lukaku, duket se ka një lutje interesante për skuadrën e tij.

Belgu është në qendër të vëmendjes tash e sa kohë, me emrin e tij që lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm në Serie A.

Skuadra e Inter është ajo që ka shfaqur interesim të madh për lojtarin, por së fundmi në garë është futur edhe Juventus.

Manchester United po kërkon plot 80 milionë funte për shërbimet e yllit belg, por kjo shumë po shihet si e lartë nga të gjitha skuadrat e interesuara.

Sipas ‘The Sun’, Lukaku po i lutet skuadrës së tij që ta zbres këtë shumë, në mënyrë që të ketë mundësi të largohet.

Inter deri më tani ka ofruar 54 milionë funte në ofertën e tyre, ofertë që nuk është marrë parasysh nga United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat