Feronikeli ka një tjetër ndeshje të rëndësishme

Futboll

Feronikeli ka një tjetër ndeshje të rëndësishme

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:19
Feronikeli ka një tjetër ndeshje të rëndësishme

Kampioni i Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, ka një tjetër ndeshje të rëndësishme para vetes.

Më datën 30 korrik, pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadrën e Slovan Bratislava, për ta zhvilluar ndeshjen kthyese, të kualifikimeve për Europa League.

Ndeshja e parë e luajtur në Bratisllavë, përfundoi me rezultat 2:1, prandaj në këtë takim, Feronikeli duhe të ballafaqohet me disavantazhin e një gole.

Takimi fillon prej orës 18:00.

Skuadra duket në formë të mirë në stërvitje dhe me atmosferë të mirë brenda klubit. Një rezultat pozitiv patjetër që është i nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat