Sulmuesi i Kosovës sërish çon në këmbë gjermanët!

Futboll

Sulmuesi i Kosovës sërish çon në këmbë gjermanët!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:14
Albert Bunjaku

Sulmuesi nga Kosova, Albert Bunjaku, sërish shënon dy gola në Bundesliga III dhe e ndihmoi ekipin e tij, Viktoria Koln, për të shënuar fitoren e parë. Viktoria triumfoi me rezultat 3:2 kundër Chemnitzer, në kuadër të javës së dytë. 

Bunjaku, ish reprezentuesi i Zvicrës dhe i Kosovës, është në formë të lartë, më së miri e fakton se për dy ndeshje ka shënuar katër gola, dy në barazim e javës së kaluar 3:3 me Hansa-n dhe sot kundër Chemnitzer.  

Futbollisti shqiptar luajti titullar, shënoi në minutën e 22-të e 47’ dhe Handle (31’), kurse për Chemnitzer realizuan Bozhiq (76’-nga penalltia) dhe Bonga (80).

Bunjaku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të, ndërsa i prin listës së shënuesve me 4 gola së bashku me sulmuesin polak të Braunschweigut Martin Kobylanski.

Viktoria është në vend të shtatë me 4 pikë, një fitore e një barazim, kurse Chemnitzer renditet i 15-ti me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat