Dybala merr vendimin

Futboll

Dybala merr vendimin

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 17:55
Dybala merr vendimin

Paulo Dybala flitet se do të largohet nga Juventusi, me një destinacin të mundshëm Anglinë ose Francën.

PSG dhe Manchester Utd kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit prej kohësh, dhe së shpejti pritet të nisin negociatat me klubin bardhezi. Së fundmi në garë është edhe Totenhemi, të cilët thuhet se janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e “zonjës së vjetër”, për të transferuar sulmuesin argjentinas në Angli.

Mirëpo sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, lojtari ka vendosur të qëndrojë në Torino, dhe nuk dëshiron të largohet nga Italia.

26-vjeçari do të kthehet nga pushimet dhe do të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, me Sarrin që mendon ta aktivizojë si sulmues të dytë lojtarin argjentinas. Dybala luan prej 4 sezonesh tek Juventusi, dhe vitin e fundit nuk ka shfaqur një formë të mirë, por shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë, në sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat