Gjendet një trup i pajetë në shtëpinë e mesfushorit të Arsenalit

Futboll

Gjendet një trup i pajetë në shtëpinë e mesfushorit të Arsenalit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:50
Muhamed Elneny

Një verë plot probleme dhe aspak e qetë për futbollistat e Arsenal. Një tjetër ngjarja e pazakontë ka ndodhur vetëm pak ditë pasi Ozil dhe Kolasinac u sulmuan nga persona të armatosur.

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian Muhamed Elneny, është gjetur trupi i pajetë i një personi. Personi që konstatoi kufomën ishte babai i futbollistit, që njoftoi menjëherë policinë.

Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe kanë marrë viktimën, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi i tij aty.

Në fakt vila e Elneny është në ndërtim e sipër, ndaj dyshimet e para janë që viktima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht, ndërsa mund të jetë groposur nga shokët e tij./tch/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat