Sa kushton riparimi i fushave në Kosovë, tregon Sejdija  

Futboll

Sa kushton riparimi i fushave në Kosovë, tregon Sejdija  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2019 Në ora: 19:21

Infrastruktura e fushave të futbollit në Kosovë nuk është në gjendje të mirë, ashtu si duhet të jetë dhe sipas standardeve, megjithatë disa prej tyre e kanë gjendjen solide, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka fushën me superiore.

Image

Disa klube siç është Dukagjini i Klinës, Flamurtari i Prishtinës, kanë bërë disa riparime në fushë dhe e kanë pru në gjendje të mirë, duke iu falënderuar edhe riparuesit të fushave Sakip Sejdija. Ai tha se nëse me kohë evitohen dëmtimet e fushave, nuk do të ketë edhe dëmtime tjera.

 “Fillimet e para të riparimit të fushave për mu kanë qenë stadiumin i Prishtinës në vitin 2006 kur Arbnor Morina ka qenë drejtor. Mandej riparuam stadiumin ‘Adem Jashari’, për të cilën kanë shkruar edhe gazetat e Ishujt Faroe, duke qenë të befasuar me gjendjen shumë të mirë të fushës, kohën e vitit 2017 kur Vikingur u takua me Trepçën ’89.  

Kemi filluar edhe me riparimin e fushës së Dukagjinit të Klinës, që u riparua me sukses edhe tash kjo e Flamurtarit të Prishtinës, e cila u ardh në gjendje shumë të mirë dhe është e gatshme për edicionin e ri”, tha Sejdija për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sejdija tha se fushat kanë probleme sepse iu mungon edhe drenazhimi. “Mungon drenazhimi, por që duhet dalluar fushat si më solide që janë ai në Gjilan, i Trepçës ‘89, Vëllaznimit edhe parvjet është riparuar edhe stadiumi ‘Shahin Haxhislami’ në Pejë, me përjashtim Prishtina që e ka superiore.

Image

Problemi është i menaxhimit të fushës së Prishtinës ’Fadil Vokrri’, sepse ai që e mirëmban fushën, duhet me njohur barin shumë mirë. Sepse tjetër qysh duhet me reaguar kur është vapa e madhe, kurse pranvera dhe vjeshta është më lehtë. Bash të shtunën (me 27 korrik) isha në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e pash se çka duhet me riparu. Ne i themi bari i lodhtë, që nuk është adekuat e që duhet me zëvendësuar, duhet me ushqye. Këtu duhet Federata e Futbollit e Kosovës me organizuar një trajnim për personat që mirëmbajnë fushën”, thotë Sejdija.

Riparimi i fushave është i kushtueshëm varësisht nga hapësira e dëmit. “Rasti i Dukagjinit, pra riparimi i fushës ka kushtuar mbi 5-6 mijë euro. Për një riparim metra katror kushton 6 euro, me heq barin e keq e më zëvendësuar me barin e mirë. Duhet me ditur kohën kur duhet me ajrosur barin, janë periudhat e caktuara. Është makina që e bën ajrosjen, makina për drenazhim, nuk po shoh në Kosovë që i bëjnë përveç Trepçës ’89, Flamurtarit, Dritës, Vëllaznimit, për të tjerat nuk jam në dijeni që i bëjnë këto veprime. Bile gjakovarët janë ndër më të mirët që e mirëmbajnë fushën”, tha ai.

Sejdija shprehet se nëse mirëmbahet sipas standardeve, din kur edhe duhet me ndërhyrë nuk ka probleme me fushë. “Nëse mirëmbahet rregullisht, nuk është problem, si te rasti i Prishtinës kur në vjeshtë iu ka prishur bari të 16-shi, pra të zona e portierit, e cila u ndërru me kohë, dëmi ka qenë më i vogël. Me një fjalë krejt varet prej mirëmbajtjes së fushës. Nëse evitohet me kohë atëherë evitohet dëmtimi më i madh i saj!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat