Messi sulmohet në një klub nate, intervenon sigurimi

Futboll

Messi sulmohet në një klub nate, intervenon sigurimi

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 08:17
Lionel Messi dhe familja e tij

Pushimet e Lionel Messi në Ibiza nuk kanë shkuar siç është më së miri.

Një nga lojtarët më të mirë në botë ishte me shokët e tij, Luis Suarez, Cesc Fabregas, Jordi Alba, dhe disa familjarë, kur dikush tentoi të rrihej me të.

Meqë Messi ishte i angazhuar në Kupën e Amerikës, ai vazhdoi pushimet më gjatë se pjesa tjetër e skuadrës, dhe nuk u paraqit në ndeshjet parasezonale.

Ai zgjodhi që mbrëmë të kalonte një natë në Ibiza, por situata ishte afër të dilte nga kontrolli kur dikush tentoi ta sulmonte.

Një video që po qarkullon në ‘Twitter’ tregon pamjet kur sigurimi mban Messin nën kontroll, për të mos u përfshirë në përleshje.

Messi do të zbres në fushë më 5 gusht në fazën parasezonale, në ndeshjen kundër Arsenal, që do të jetë e vlefshme për ‘Joan Gamper Trophy’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat