Bruno Fernandes në lot, përshëndet tifozët, gjithçka gati për Man Utd

Futboll

Bruno Fernandes në lot, përshëndet tifozët, gjithçka gati për Man Utd

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 08:46
Bruno Fernandes

Manchester United duket se është shumë afër transferimit të super mesfushorit portugez, Bruno Fernandes.

Fernandes është shënjestra kryesore e Manchester United në këtë dritare të transferimeve, dhe duket se kalimi i tij në ‘Old Trafford’ nuk ka qenë kurrë më afër.

Pas ndeshjes miqësore të Sporting Lisbonës me Valencia, në fushën e blertë janë parë disa skena mjaft emocionuese.

Anëtari i kombëtares së Portugalisë është përshëndetur me tifozët e skuadrës së Sporting, duke shpërthyer në lot.

Kjo ka shtyrë të gjithë të mendojnë se Bruno Fernandes po kalon tek United, sidomos pas raportimeve të djeshme që bënin të ditur se skuadrat janë pajtuar në një marrëveshje ku përfshihen 62 milionë funte.

Fernandes do të jetë ndihmë e madhe për fazën ofensive të United, pasi sezonin e kaluar lojtari ka shënuar plot 33 gola, në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat