Përkeqësohet situata në kampin e Real Madrid – Bale e Zidane të frustruar me Perez

Futboll

Përkeqësohet situata në kampin e Real Madrid – Bale e Zidane të frustruar me Perez

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:34
Bale e Zidane të frustruar me Perez

Situata në kampin e Real Madrid është përkeqësuar edhe më shumë pas vendimit të fundit të Florentino Perez.

Ylli i kësaj skuadre, Gareth Bale, ishte pranë kalimit në Superligën e Kinës, para se Perez të vendoste se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

Fjalët e presidentit të skuadrës kanë rënë ndesh edhe me ato të trajnerit Zinedine Zidane, pasi ky i fundit dëshironte largimin e uellsianit nga ‘Bernabeu’.

Bale do të përfitonte rreth 1 milion funte në javë me kalimin në Kinë, dhe pasi ky kalim u anulua, lojtari, por edhe trajneri, kanë mbetur të frustruar me drejtuesit e skuadrës, raporton ‘The Sun’.

Anësori uellsian nuk do të jetë pjesë e planeve të Zidane, duke nënkuptuar se shumë lehtë ai mund të kalojë edhe një gjysmë sezoni (së paku) në bankën rezervë.

Dritarja e transferimeve në Kinë do të mbyllet të mërkurën, kështu që ka shumë pak gjasa që situata të rikthehet në favor të Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat