Pepe mbërrin në Londër, zyrtarizimi te Arsenali çështje orësh – Xhaka e pret me një ‘like’ në Instagram

Futboll

Pepe mbërrin në Londër, zyrtarizimi te Arsenali çështje orësh – Xhaka e pret me një ‘like’ në Instagram

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:32
Pepe

Nicolas Pepe ka mbërritur në Londër për ta kompletuar transferimin te Arsenali.

Sulmuesi nga Bregu i Fildisht do t’i bashkohet Arsenalit pas një viti të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me Lillen.

Pepe do të bëhet transferimi rekord i Arsenalit, pasi klubi londinez ka pranuar të paguajë 80 milionë euro për të.

Lojtari tanimë ndodhet në Londër, pasi janë publikuar videot e tij nga aeroporti londinez.

Zyrtarizimi i këtij transferimi nga Arsenali është çështje orësh sipas medieve angleze.

E mesfushori shqiptar Granit Xhaka duket se është i lumtur për transferimin e Pepes.

Në një foto në Instagram ku shihet Pepe me fanellën e klubit londinez, Xhaka e ka pëlqyer atë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat