Konfirmohet blerja e radhës nga Milan

Futboll

Konfirmohet blerja e radhës nga Milan

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 13:20
Leo Duarte

Ac Milan duket se ka siguruar transferimin e radhës, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Leo Duarte.

Duarte do të kalojë nga Flamengo tek Milan për 11 milionë euro, plus bonuse.

Në lidhje me ngjarjet e fundit foli edhe trajneri i skuadrës braziliane, Jorge Jesus, i cili e ka konfirmuar largimin e tij.

“Jam i sigurt se Leo Duarte do të laujë tek Milani dhe do të bëjë shumë mirë në Serie A” ishin fjalët e trajnerit portugez.

Duarte gjithsej ka zhvilluar 100 paraqitje me Flamengon dhe ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat