Valverde dëshiron edhe dy transferime tek Barcelona

Futboll

Valverde dëshiron edhe dy transferime tek Barcelona

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 13:47
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, duket se nuk është krejtësisht i kënaqur me merkaton e skuadrës së tij.

Barcelona ka pasur një merkato mjaft aktive këtë verë, duke kryer një prej transferimeve më të mëdha të afatit kalimtar, atë të Antoine Griezmann.

Në skuadër është afruar edhe Frenkie de Jong, edhe pse me holandezin kontrata ishte nënshkruar gjatë janarit.

Gjithsesi, Valverde duket se dëshiron edhe përforcime të reja, dhe thuhet të jenë së paku dy kërkesa nga trajneri, sipas ‘Sport’.

Prioriteti i skuadrës është një transferim për pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, ku aktualisht është vetëm Jordi Alba, pa konkurrencë. Për këtë pozitë, favoriti është anëtari i Real Betis, Junior Firpo.

Nëse Malcom dhe Coutinho largohen nga skuadra, Valverde dëshiron një lojtar për ofensivën, dhe sigurisht emri më i përfolur është ai i brazilianit Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat