Inter Miami i Beckham i frikshëm edhe për skuadrat evropiane, kështu mund të duket sezonin tjetër

Futboll

Inter Miami i Beckham i frikshëm edhe për skuadrat evropiane, kështu mund të duket sezonin tjetër

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:39
David Beckham

Skuadra e re e MLS, e udhëhequr nga David Beckham, Miami Inter, ka bërë dy nënshkrimet e para.

Muajt e ardhshëm do të jenë mjaft të ngarkuara për skuadrën amerikane, e cila sezonin tjetër synon të prek majat e futbollit në MLS, së paku.

Këtë vikend, skuadra e Beckham ka nënshkruar me dyshen argjentinase, Matias Pellegrini dhe Julian Carranza, të dy këta 19 vjeç.

Por, klubi nga Florida do të vazhdojë me nënshkrimet, dhe shumë emra të njohur të futbollit evropian pritet të kalojnë në MLS, për t’iu bashkuar projektit të Beckham.

Shumica nga lojtarët do të jenë ata që kanë disa vite mbi supe, dhe kanë kaluar kulmin e karrierës, si Busquets, Cahill, Guarin apo Walcott.

Në fotografinë e mësipërme mund ta shihni formacionin e mundshëm të Miami Inter për sezonin e ardhshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat