Inter kthehet kah Cavani

Futboll

Inter kthehet kah Cavani

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:52
Edinson Cavani

Kërkimet e skuadrës së Inter për një lojtarë të pozitës ‘9’ nuk kanë të ndalur.

Trajneri i ri i skuadrës, Antonio Conte, ka bërë kërkesën për një lojtar ofensiv të ri në skuadër, dhe Inter po bën çmos që t’i plotësojë dëshirën trajnerit.

Emrat më të përfolur deri më tani kanë qenë ata të Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko, por skuadra ‘Zi kaltër’ nuk po arrin të plotësojë kërkesat e United dhe Romës.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Inter ka kthyer vëmendjen kah ylli i PSG, Edinson Cavani.

Negociatat mes Inter dhe kampionëve të Ligue 1 nuk kanë filluar, por drejtuesit e italianëve po interesohen nëse ka ndonjë mundësi për transferimin e uruguaianit.

Cavani ka kontratë të vlefshme me Paris Saint Germain deri në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat