Trajneri i Romës e kontakton personalisht Elseid Hysaj

Futboll

Trajneri i Romës e kontakton personalisht Elseid Hysaj

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 23:06
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj në merkato i ngjan një telenovele. Disa seri, disa zhvillime dhe të dhëna që kundërshtojnë njëra-tjetrën nga dita në ditë.

E si të mos mjaftonin të gjitha çfarë janë diskutuar deri më tani, për shqiptarin në “skenë” është ngjitur edhe trajneri që kërkon ta ketë në ekip.

Bëhet fjalë për trajnerin e Romës, i cili ka vijuar metodikën e tij të punës. Deri më tani, Higuain ka qenë një prej personave që ka marrë një telefonatë nga tekniku i Romës, Paolo Fonseka.

Në punën e tij, bindja e lojtarëve që kërkon t’i ketë dhe shpjegimi i projektit në mënyrë personale, është diçka e rëndësishme dhe këtë herë nuk ka bërë përjashtim as Hysaj.

“Il Matino” ka bërë me dije se numri një i pankinës së skuadrës kryeqytetase ka kontaktuar edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare për të diskutuar me të mundësitë e transferimit në Romë.

Së fundmi, në mediat italiane është diskutuar edhe dëshira e trajnerit Sarri, i cili raportohet të ketë vënë në lëvizje drejtorin Paratiçi për të negociuar transferimin e Hysajt në Torino te Juventus.

Dje, Hysaj është aktivizuar në mesin e pjesës së dytë në miqësoren e Napolit kundër Liverpulit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat