Ribery gjen skuadrën e re, e vazhdon karrierën në Serie A

Futboll

Ribery gjen skuadrën e re, e vazhdon karrierën në Serie A

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 07:41
Franck Ribery

Franck Ribery i dha fund qëndrimit për më shumë se një dekadë te Bayern Munich këtë edicion.

Francezi tashmë është në kërkim të një klubi të ri, andaj ofertat drejt tij nuk janë të pakta.

Ashtu siç raporton Bild, Fiorentina është në pozicion të mirë për t’i siguruar shërbimet e anësorit.

Edhe pse paga e tij mund të jetë shumë e lartë për Violët, një marrëveshje pothuajse është arritur mes të dyja palëve.

Ribery pas largimin nga Bavarezët kishte thënë se nuk dëshiron të luaj kundër skuadrës së tij të zemrës Bayernit.

Prandaj, Serie A është një destinacion i mundshëm për të vazhduar edhe pak vite karrierën profesioniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat