Juventusi, favorit për ta blerë Lukakun para Interit

Futboll

Juventusi, favorit për ta blerë Lukakun para Interit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:36
Romelu Lukaku

Juventusi është klubi favorit për ta transferuar Romelu Lukakun gjatë kësaj verë, përkundër pretendimeve të Interit se drejtuesit janë ende duke punuar për blerjen e sulmuesit të Manchester Unitedit.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, tha për Sky Sports Italia se zikaltrit e kanë bërë një ofertë të drejtë dhe të rëndësishme për Lukakun, duke e respektuar vlerën e lojtarit, mirëpo Manchester Unitedi e refuzoi menjëherë këtë ofertë.

Manchester Unitedi ndien se 113 golat e Lukakus në 252 paraqitje në Premierligë, bashkë me 48 golat në 81 ndeshjet me ekipin kombëtar të Belgjikës, e bëjnë belgun njërin ndër sulmuesit më të mirë në Evropë.

26-vjeçari shtoi edhe më shumë spekulime për të ardhmen e tij, duke e postuar një fotografi në rrjetet e tij sociale me menaxherin e tij, Federico Pastorellon gjatë fundjavës që shkoi, me përshkrimin “së shpejti do të vazhdojë”.

Manchester Unitedi i do më shumë 79 milionë funtet që klubi i pagoi për Lukakun në vitin 2017, kur e transferoi nga Evertoni. Mirëpo, Interi nuk mund ta përballojë financiarisht këtë blerje pa i shitur fillimisht disa lojtarë.

Juventusi është i gatshëm ta përfshijë Paulo Dybalan si pjesë të çfarëdo marrëveshjeje për Lukakun dhe tani kampioni i Serisë A është favorit për ta transferuar belgun gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Fillimisht, Juventusi duhet ta bindë Dybalan që ta pranojë transferimin në Manchester United, pasi që “Djajtë e kuq” do ta kërkonin ndonjë zëvendësues. Për Lukakun dhe Dybalan foli dje edhe zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nevded.

“Ne i kemi pasur disa oferta për Paulo Dybalan, por ne do të presim për të vendosur për të ardhmen e tij. Lukaku? Ne gjithmonë tentojmë të marrin lojtarë, por unë nuk dua të flas për Lukakun apo për dikë tjetër”, tha Nevded.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat