Kickers Offenbach shënon fitore me rezultat 2:0 kundër Ulm, në hapje të kampionatit përkatësisht të ligës rajonale jug-perëndim në Gjermani. Andis Shala e nis furishëm, debutoi me gol në fanellën e skuadrës së reKicker, duke konfirmuar se është në formë më të mirë.
Andisi, djali i legjendës së futbollit, Kujtimi, u paraqit standard dhe tregoi lojë të mirë.
Ndeshja u përcoll nga 7.041 shikues.
Reinhard shënoi në minutën e 49-të dhe Shala në atë të 74-tën. Për Ulmin u paraqitën shqiptarët Ardian Morina dhe Albano Gashi, por u kthyen duarthatë nga Offenbach.
Shala luajti deri në minutën e 83-të e Gashi u zëvendësua në atë të 67-tën. Morina u ndëshkua me karton të verdhë.