Ramadani: Ta dëshmojmë se jemi moti në Europë

Futboll

Ramadani: Ta dëshmojmë se jemi moti në Europë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:00
Ramadani: Ta dëshmojmë se jemi moti në Europë

Trajneri i KF Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka folur sot në konferencë për media, për ndeshjen e së martës, ndaj Slovan Bratislavës.

Ramadani nuk dha shumë sinjale që do të ketë ndryshime të mëdha në aspektin taktik, por tha që duhet të luftojnë më shumë dhe të vrapojnë më shumë, për ti treguar kundërshtarit që jemi shumë moti në Evropë.

“Taktikisht mendoj që do të jemi njëjtë si në takimin e parë. Për ta mposhtur këtë skuadër duhet të vrapojmë më shumë se ta dhe të luftojmë më shumë se ta. Kemi një skuadër që di të luajë shumë mirë në kundërsulme dhe duhet të dimë si të sulmojmë e po ashtu edhe si të mbrojmë me menje të qetë”

“Futbollistët e mi janë maksimalisht të fokusuar në fushë, fyerjet që ndodhën në Bratislavë as që i kanë dëgjuar, por tani ka ardhur koha jonë, që të dëshmojmë se jemi shumë moti në Europë dhe se kemi traditë të madhe, andaj ftoj tifozët që të vijnë në numër sa më të madh dhe të i duartrokasim në fund të dyja skuadrat”, tha Ramadani.

Feronikeli takohet me Slovan Bratislava, të martën në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, me fillim prej orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat