Portieri shqiptar që shpëton jetë njerëzish 

Futboll

Portieri shqiptar që shpëton jetë njerëzish 

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 11:50
Portieri shqiptar që shpëton jetë njerëzish 

Në këto ditë thuajse të tmerrshme me rrebeshe shiu në zonën bregdetare të veriut, vrojtuesit e plazhit janë kthyer në heronj të vërtetë duke shpëtuar jetësh njerëzish.

Kanë ngjarë si ditë dimri edhe pse jemi në mes të verës, ndërkohë që dallgët e mëdha në plazhin e Velipojës kanë rrezikuar të paktën 15 pushues vendës dhe të huaj që janë shpëtuar nga vrojtuesit dhe policia në disa raste.

Një prej tyre, i cili ishte në një gjendje tejet kritike, është një shtetas kosovar që ndodhej brenda në ujë. Eldi Hasani është vrojtuesi i cili i shpëtoi jetën.

Hasani është portier i Vllaznisë B, por në muajt e pushimit gjatë verës ka menduar të jetë edhe në rolin e vrojtuesit. Ai u kthye në hero dhe kjo nuk është hera e parë. Shkodrani i Vllaznisë B tregon për “Panorama Sport” eksperiencën, vështirësitë, pasionet mes një portieri dhe vrojtuesit të plazhit.

Nga portier i Vllaznisë B në një vrojtues plazhi, pse kjo zgjedhje?

Kjo është një zgjedhje e imja duke qenë se gjatë verës kemi më shumë kohë të lirë. Unë gjithsesi çdo verë e kam kaluar në plazhin e Velipojës, ndaj mendova pse jo.

Eldi keni shpëtuar një shtetas kosovar në plazhin e Velipojës, ishte një e diel e tmerrshme, ngjante si ditë dimri…

Po është e vërtetë, ngjante si një ditë dimri dhe nuk kishte ndodhur të kishim një mot të tillë gjatë gjithë sezonit. Fakti që kam shpëtuar jetën e dikujt, është ndjesia më e bukur që mund të marr dhe më duhet ta pranoj se ndihem shumë krenar për atë që arrita të bëj.

Është hera e parë që shpëtoni jetën e një njeriu dhe ç’ndjesi morët?

Jo, nuk është hera e parë që shpëtoj dikë, por asnjëherë nuk kishte ndodhur të ishte një gjendje kaq kritike. Në raste të mëparshme kemi arritur të japim ndihmën pa u përkeqësuar situata si ditën e djeshme. Është ndjesia më e bukur në botë. Një shprehje thotë, ‘dora që dhuron një lule, i mbetet aroma’. Edhe për mua njësoj, shpëtova një jetë, por edhe unë njëkohësisht u mbusha me jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat